Allagjozovski: Kushdo që të bëhet ministër, agjenda reformuese vazhdon

41

Pa dallim se kush do të jetë ministër i ardhshëm, do të jetë politikë e vazhdueshme, ekziston agjendë reformuese ne Qeveri, e cila është miratuar në mënyrë koncezuale, strategjia nacionale është sjellë me ekipin e përgjithshëm kulturor, sektorin e pavarur, sektorin institucional, kështu që ne nuk do të lejojmë që periudha e ardhshme të bëj ngadalësim ose ndërprerje të reformave, deklaroi ministri i kulturës Robert Allagjozovski, i pyetur nga gazetarët në lidhje me paralajmërimet për ndryshme në Ministri të Kulturës, njofton Koha.

“Unë vazhdoj me agjendën time, unë jam ministër i kulturës derisa Kuvendin nuk voton ndryshe. Kuptohet se kryeministri është ai që i propozon dhe shkarkon anëtarët e Qeverisë’, tha mes tjerash ai.

Comments