Allegri i tregon derën, super lojtari i Juventusit bën gati valixhet e largimit

71

Deutsch-ABC

Në janar Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi.

Ky është lajmi i bujshëm i publikuar ditën e sotme nga tabloidi britanik “Mirror”, e cila nënvizon se argjentinasi ka marrë oferta të majme nga klubet e Premier Leagues dhe La Ligas, shkruan SYRI.net.

MÖBEL THEMA

Pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino, Dybala është në plan të dytë pasi në tre ndeshjet e fundit në Serie A argjentinasi është aktivizuar vetëm një herë si titullar.

Max Allegri preferon Ronaldon në të majtë të sulmit, Mario Mandzukic në qendër, ndërsa në krahun e djathtë Bernadeschi ose Cuadradon, shkruan The SUN.

Kaq ka mjaftuar që Dybala të mendojë për klubin e ri pasi në janar 99 për qind do të ndryshojë skuadër./ o.m

Comments