“Alvini po kthehet në shtëpi”, Rama publikon foton: Lleshaj po e përcjell drejt babait

95

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me lirimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi i Al Hol në Siri.

“Alvini po kthehet në shtëpi”, shkruan Rama, teksa publikon një fotografi të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me vogëlushin.

MÖBEL THEMA

Rama bën me dije se pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë.

“Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm. Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.

Comments