Ambasada Amerikane falënderon Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e Kosovës për fondin e ndarë në luftën ndaj ISIS

155

Ambasada Amerikane në Kosovë ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në koalicionin kundër organizatës terroriste.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen dhe pjesmarrjen në koalicionin për të mposhtur ISIS-in.”, ka shkruar Ambasada Amerikane.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Haradinaj gjatë ditës së sotshme ka ndarë 250 mijë euro nga buxheti i Kosovës për të përkrahur koalicioni global për luftën kundër ISIS, transmeton Indeksonline.

“Ndoshta do të kërkohet të mbahen edhe mbledhje të tjera të qeverisë, por sot kemi vendos vetëm për këtë pikë, për me siguru përkrahjen që i jep Kosova vendeve aleate. Kosova është e rreshtua përkrah SHBA-së në mbrojtje të paqes në botë. Edhe Kosova ka qenë e prekur për fat të keq me qytetarë që kanë marrë pjesë në lufta të huaja ka ndodhë kthimi i suksesshëm i nënave dhe fëmijëve, propozoj që Kosova nga kategoria ekonomike e rezervës prej 250 mijë eurove”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/

Comments