Ambasada britanike thërret për përshpejtim të negociatave për formimin e qeverisë

96

Ambasada britanike në Prishtinë ka thënë se ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të qeverisë së re.

MÖBEL THEMA

Ambasada britanike përmes një postimi në Facebook, shkruan se votuesit kanë pritur tre muaj për këtë moment, duke shtuar se shpresa dhe dëshira për të ndryshuar duhet të respektohet.

“Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë kurajo dhe kreativitet në formimin e qeverisë që reflekton dëshirën e elektoratit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Po ashtu ambasada ka bërë thirrje edhe për përshpejtim të negociatave për formim të qeverisë, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për qeverisje eventuale të Kosovës. /Lajmi.net/

Comments