Ambasadorët në Shkup shprehin ngushëllime për viktimat e Tetovës

122

Ngushëllime për viktimat në Spitalin modular në Tetovë ka shprehur edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Bërns. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Bërns ka shprehur pikëllimin për ngjarjet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Spitalin e Kovidit në Tetovë. “Ngushëllimet e mia deri tek familjet e atyre që e humbën jetën, si dhe deri tek të lënduarit. Mendimet e mia janë me ju dhe me të gjithë në Tetovë të cilët janë goditur nga kjo tragjedi”, ka shkruar Bërns. Ngushëllime ka shprehur edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Davide Gir. “Ndajmë dhimbjen me njerëzit e Tetovës pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e të vdekurve, ndërkaq shpresojmë për shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Gir.

Comments