Ambasadori amerikan: Pse kjo ndërhyje politike te Agjencia e Akreditimit?

213

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet që po bëhen për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e disa universiteteve.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se vendi ka nevojë për një sistem të arsimuar të bazuar në merita dhe të drejtë për të gjithë.

“Pse kjo ndërhyrje politike te Agjencia e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për t’i arsimuar studentë për benifitet të tyre dhe shoqërisë – jo për t’ju siguruar vende pune individëve të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendit i duhet një sistem i arsimit i bazuar në merita dhe i drejtë për të gjithë.”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

Comments