Ambasadorja amerikane ia uroi mandatin Zaevit

76

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Mari Bërns sot e ka uruar liderin e LSDM-së Zoran Zaev për mandatin për të formuar qeverinë e re, të cilën paraprakisht ia ndau presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

“Urime për Zoran Zaevin për mandatin e formimit të qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe me padurim e pres të punojmë me qeverinë e re, pasi të formohet”, ka shkruar Bërnz në Tuit.

MÖBEL THEMA

“Si anëtare e re e NATO-s, ne e mbështesim përkushtimin e vendit në parimet demokratike, sundimin e së drejtës dhe ardhmërinë e saj evropiane”, shton Bërnz në tuit.

Comments