Ami flet për marrëdhënien me vjehrrën, nuk është ashtu siҫ e mendoni

892

Rrallë ndodh që moderatorja e njohur Amarda Toska të flasë publiksht për familjen. Edhe në profilet sociale, hapësirën më të madhe ajo ia kushton biznesit dhe projekteve televizive. Por edhe kur është e ftuar në programe të ndryshme, përpiqet ta ruajë me fanatizëm familjen, ndaj edhe nuk prononcohet thuajse fare për të.

E ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Ami nuk e ka kaluar paq, madje është përballur edhe me pyetjet e letrave “të zeza” të Fatmës. E pyetur pse nuk flet asnjëherë për vjehrrën, ajo tha se jo vetëm për të, por ajo nuk flet asnjëherë as për mamin dhe as për motrën e saj: “E vërtetë, por kur me këni dëgjuar të flas për mamin apo motrën time? Është e njëjta gjë… “ – tha ajo, por nuk e shmangu dot pyetjen për marrëdhënien e saj me vjehrrën. Dhe ndryshe nga sa mund të prisnin të gjithë për “marrëdhënien e shkëlqyer”, u tregua realiste: “Jo, nuk do them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer. E kam vjehrrë. Ajo është nëna e Ermalit. Kam marrëdhënie shumë të mirë, nuk jemi mikesha, nuk bëjmë shopping bashkë. Ne jetojmë në shtëpi të veҫanta dhe kemi marrëdhënie korrekte…” – tha Ami.

Ndërkaq, Fatma e ngacmoi edhe për nusen tjetër të familjes, bashkëshorten e vëllait të Ermalit, Ermirit. Po ajo si shkon me vjehrrën: “Nusja tjetër është natyrë tjetër, ka më shumë kohë, ndoshta i bën edhe qejfin pak më tepër… Është pak edhe me tip”

Comments