Andi Bushati: Kurti fitoi pa përkrahje nga korporatat e oligarkëve

61

Gazetari dhe publicisti politik shqiptar, Andi Bushati, ka thënë se Albin Kurti është ndër liderët e vetëm në të gjithë rajonin që ka ardhur në pushtet pa përkrahje nga korporatat e oligarkëve dhe pa punësime në administratën shtetërore.

“Ajo që më pëlqen në fitoren e VV’së është se Albin Kurti nuk ka premtuar punësime partiake në administratën shtetërore. Ai nuk ka pasur përkrahje nga korporatat oligarke. Ai vendosi një standart të lartë të zgjedhjeve në të gjithë rajonin”, tha Bushati në emisionin Pressing në T7.

MÖBEL THEMA

Tutje Bushati thotë se në Shqipëri vota e kundërshtarit korruptohet dhe blihet.

“Shteti i kapur i korrupton dhe i blenë votat e kundërshtarit”

“Sistemi bipolar ka bërë që vota në Shqipëri të mos mund të mbrohet. Në Kosovë vota është mbrojtur nga vëzhguesit dhe procesi i zgjedhjeve ka kaluar në një frymë demokratike” /Express/

Comments