Apeli ia përgjysmoi dënimin Darko Tasiq, familjarët protestojnë tek Pallati i Drejtësisë

85

amiljarët nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël janë duke protestuar për shkak të uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Gjykata e Apelit vendosi të martën që të dyshuarit për krime lufte, Darko Tasiq t’ia zvogëlojë dënimin nga 24 vite burgim në 11.

“Bashkë me familjarë nga Krusha e Madhe dhe e Vogël jemi ardh këtu para Pallatit të Drejtësisë për të shprishur revoltën tonë dhe pakënaqësinë me rastin e uljes në mënyrë drastike të dënimit të kriminelit Darko Tasiq i cili është përgjegjës bashkë me serbët e tjerë lokal dhe aparatin shtetëror për krimet e bëra. Ne bashkë më përfaqësues të familjarëve do të zhvillojmë një takim me kryetarin ku do të bisedojmë dhe do të shohim se çfarë do të na thotë ai. Pasi që të dalim do të vimë përsëri këtu, e shpresojmë se edhe ai do të na tregojë më tepër”, tha përfaqësuesi i familjarëve të  Krushës së Vogël dhe Krushës së Madhe, transmeton lajmi.net.

Ndërsa një përfaqësuese tjetër e familjarëve tha se kanë 68 familjarë të pagjetur.

“Si dimë eshtrat e 68 personave nëse 21 vite ne po presim për ti varrosur e zhvarrosusur, e ne jemi ardh sot për të kërkuar drejtësi. Nuk jena në gjendje me ardh para familjarëve dy tre fjalë t’i flas dikush kjo është edhe një padrejtësi për neve, përpos asaj që iu ka përgjysmu dënimi kriminelit Darko Tasiq. Jemi të indinjuar, të mërzitur e s’kemi as shprehje të tregojmë ndjenjat tona. Krimineli ka pas dënimin ndoshta as të mjaftueshëm për krimet që ka kryer në fshatrat tona dhe në ato përreth. Kjo është e padrejtë ulja e dënimit, plus edhe se s’janë në gjendje dy tre fjalë t’i thotë ose Kryetari i Gjykatës së Apelit apo ndonjë përfaqësues”, tha ajo./Lajmi.net/

Comments