Arabia Saudite konfirmoi se është sulmuar me raketë aeroporti i tyre, 26 të plagosur

356

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite konfirmoi sulmin e rebelëve jemenas Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në jug të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një raketë e armikut ra mëngjesin e hershëm të së mërkurës në hapësirën për mbërritje në Aeroportin Ndërkombëtar Abha, përmes së cilës çdo ditë kalojnë mijëra pasagjerë”, citon Agjencia saudite e lajmeve SPA zëdhënësin e koalicionit, kolonelin Turki al-Maliki.

Ai sulmin e përshkroi si akt terrorist, duke shtuar se në këtë sulm u plagosën të paktën 26 civilë të kombësive të ndryshme.

MÖBEL THEMA

Më herët lëvizja rebele Huthi mori përgjegjësinë për sulmin me raketë ndaj Aeroportit Abha.

Rebelët Huthi nga Jemeni në vitet e fundit kanë përdorur avionë pa pilot dhe raketa me rreze të gjatë dhe të mesme, ku në shënjestër kanë patur zonat e Arabisë Saudite. Megjithatë, ato janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes Saudite.

Huthi që nga viti 2014 mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona të tjera në Jemen. Forcat e koalicionit, të udhëhequra nga Arabia Saudite, po mbështesin autoritetet e Jemenit në luftën kundër Huthive që nga marsi i vitit 2015.

Comments