Arifi: Kam obligim ta përfundoj mandatin si kryetare e komunës, pastaj të gjitha opsionet janë të hapura

47

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila mandatin e dytë me rradhë është në krye të kësaj komune, thotë se do ta përfundojë mandatin si kryetare e komunës së Tetovës, ndërsa pastaj janë të hapura të gjitha opsionet duke e përfshirë edhe vendin e ambasadores në SHBA. Në intervistë flet për projektet që janë realizuar dhe ato që paraprijnë.

Në tetor kaluan dy vjet nga zgjedhjet lokale të vitit 2017, përkatësisht kaluan dy vjet nga mandati i dytë me udhëheqjen e komunës së Tetovës nga ane Teuta Arifit si kryetare e komunës. Në këtë periudhë cilat janë rezultatet më të mëdha që komuna e Tetovës i ka realizuar me udhëheqësinë tuaj?

“Nga shumë projekte në të cilat punojmë këtë vit paralelisht do t’i ndajmë fillimin me punë të bulevardeve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “Bllagoja Toska”. Ato do të vazhdohen, do të bëhen me gjatësi më të madhe dhe shpresojmë se me atë do të zgjidhet problemi i dekadës me rrëmujën e komunikacionit. Është formuar Ndërmarrje Publike “Tetovo Transport” për transport publik të qytetit. Është konkuruar për autobusë dhe pritet leje nga Banka Botërore. Bëhet fjalë për pesë autobusë të rinj të qytetit, ndërsa me to gjithashtu presim të lehtësohet trafiku në qytet. Këtu është edhe projekti për ndërtimin e stacionit të pastrimit me vlerë prej 33 milion në të cilin punohet në pastrimin e terrenit, ndërsa i cili do t’i përfshijë ujërat e ndotur edhe nga fshatrat malor të komunës së Tetovës.

Të shpeshta janë kritikat për pakujdesinë komunale dhe higjienën komunale. Ekziston pakujdesi te qytetarët por ku është lëshimi te shërbimet?

“Komuna e Tetovës së bashku me NPK “Tetova” rregullisht bën pastrimin e kontenjerëve kuptohet me të gjitha kapacitetet e saj që i ka njerëzor dhe teknik, por kuptohet se vendosim theks edhe në apelin se duhet të ngritet vetëdija publike të mos hudhen mbeturina gjithkund, por edhe përderisa qytetarët shohin ndonjë hapësirë të papastër t’i kontaktojnë shërbimet tona për atë që në kohë të rregullohet, sepse ndodh që pas pastrimit të mbeturinave në disa lokacione menjëherë sërish të bëhen një grumbull mbeturinash.

Në vigjilje të dimrit cilat masa për zvogëlimin e aerondotjes u ndërmorrën dhe a ka efekte konkrete?

“Inspektorët komunal i kryejnë obligimet e tyre të rregullta në terren me qëllim që të sanksionohen ato të cilët ndikojnë në rritjen e ndotjes së ajrit. Është e vlefshme të përmendet gazsjellësi në të cilin punohet për vendosjen e tij sa më të shpejtë. Një nga masat e rëndësishme është edhe funksionimi i “Parkingut të qytetit” që në koordinim me MPB-në Tetovë do të ndikojnë në pastrimin e rrëmujës së qytetit, por edhe do të vendosen masa për kufizim të komunikacionit për automjete të rënda transportuese. Kuptohet se edhe pastrimi i rrugëve me preparate të veçanta kimike janë vetëm një pjesë e masave që këtë dimër do të hyjnë në agjendën e aktiviteteve të cilat komuna e Tetovës planifikon t’i ndërmarrë sikur edhe çdo vit për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe ruajtje të ajrit të pastër, ndërsa me atë edhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Të shpeshta janë paralajmërimet se do të rikonstruohet njëra nga rrugët më të gjata “Goce Dellçev”, njëherit karakteristike për pjesën e vjetër të Tetovës ku zhduket kalldërma dhe pamja e objekteve. Kur do të realizohen paralajmërimet?

“Për rrugën “Goce Dellçev” por edhe për disa të tjera në qytet tashmë është dorëzuar dokumentacion i tërësishëm deri te Banka Botërore, ato janë tërësisht projekte që realizohen përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe prej ku priten mjete të cilat Banka Botërore do t’i miratojë, pas së cilës do të dilet me punë në terren.

MÖBEL THEMA

Deri ku është procedura për plan të ri të përgjithshëm urbanistik dhe cilat janë pritjet në vështrim të urbanizimit të përmirësuar të Tetovës?

“Plani i përgjithshëm urbanistik është në përpunim, bëhet fjalë për finalizimin e tij në konsultime me persona profesional.

Pse ballafaqimi me qendtë endacak nuk ka mënyrë sistematike, shembull në suaza të ndërmarrjes komunale, dhe gjatë tërë vitit të punohet me to, në vend se me praktikën e deritanishme, të zgjidhet firmë me tender dhe të shmanget periudha kur nuk ka ballafaqim me qendtë endacak sepse firmës i kanë përfunduar mjetet nga tenderi dhe duhet të pritet i ri?

“Për rregullimin e problemit me qendtë endacak tashmë është shpallur tender më 16 tetor të vitit 2019 dhe ka përfunduar më 24 tetor, në të cilën është zgjedhur firmë me ofertë më të volitshme dhe pas kalimit të afateve ligjore për ankesë vendi i njëjtë do të bëhet efektiv nëse askush nuk ankohet.

Shpesh herë komuna e Tetovës është kritikuar se nuk ka sqarime në furnizimet publike. Kohë më parë edhe Instituti për edukim strategjik dhe hulumtim në analizën e furnizimeve publike konstaton se aspak nuk ka publikim të të dhënave për furnizimet publike në faqen e internetit të komunës së Tetovës.

“Ne strikt i ndjekim procedurat ligjore. Është normale që çdo propozim për rritje të transparencës me pozitivitet do ta shohim dhe shqyrtojmë, por në lidhje me mbajtjen e linjave ligjore përmbahemi me ashpërsi sipas ligjit.

Emri juaj disa herë përmendet si ambasadore e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për mua është një respekt i madh duke e pasur parasysh faktin se në SHBA gjtihmonë jam ndjerë si në shtëpi. Është normale që për mua është një respekt i madh, vetë fakti që për atë flitet por dua të theksoj se unë edhe dy vjet kam obligim ndaj qytetarëve të Tetovës të cilët në votim më kanë respektuar njejtë po aq shumë sikur ta përfundoja mandatin dhe pastaj opsionet janë hapur.

Aleksandar Samarxhiev

Comments