Arrestohen 17 persona në rajonin e Prishtinës, për mos-veprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë COVID-19

152

17 persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar veç e veç për të arrestuarit të cilët në forma të ndryshme nuk respektuan vendimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës pas situatës së krijuar nga koronavirusi, transmeton Indeksonline.

Njoftimi për rajonin e Prishtinës:

Llapushnik-Gllogoc 28.03.2020-21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer mashkull kosovar të cilët pa ndonjë arsye nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

 Fsh. Babimofc, Obiliq 29.03.2020-00:57. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar duke lëvizura me automjetin e njërit prej tyre, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe sipas vendimit të Qeverisë së R. së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

 Obiliq i Vjetër 29.03.2020-19:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

MÖBEL THEMA

 Rr. 28 Nëntori, Podujevë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

 Gllogoc, Prishtinë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

 Rr. Ilir Konushevci 29.03.2020-20:15. Është raportuar se dy të dyshuar eshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u qarkulluar me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Njëri prej tyre është arrestuar pasi që i ka penguar yrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit ështëdërguar në mbajtje .

MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë 29.03.2020-21:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke shëtitur këmbë të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria e R.Kosovës. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Comments