Arrestohen disa persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

75

 

MÖBEL THEMA

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme ,  ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për grabitje të armatosur.

Rasti ka ndodhur më datën 10.02.2020në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lëndime viktimës) kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar, transmeton Indeksonline.

Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar. Aksioni i realizuar sot nga njësiti i Hetimeve te Përgjithshme, ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar:

Sh. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

E. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

H.O , mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Hetuesit  rajonal te mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë,  kanë kryer katër  bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar

*Tri automjete,

*Dy pushke gjuetie ( pa leje)

*Telefona celularë

*Një sasi te parave si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si  dëshmi në procedurë.

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim te prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh./Indeksonline/

Comments