Arrestohen dy persona në Vietnam, dyshohet se kanë lidhje me rastin e 39 trupave të pajetë

Kryeministri vietnamez Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar fillimin e hetimeve, vetëm tri ditë pasi u gjetën brenda rimorkios së një kamioni në Essex

32

Dy persona, shtetas të Vietnamit, janë arrestuar lidhur me rastin e 39 trupave të pajetë që u gjetën brenda rimorkios së një kamioni në Essex të Anglisë.

Policia rajonale në provincën Ha Tinh ka filluar hetimet për trafikim me njerëz, pasi 10 familje vietnameze frikësohen se të afërmit e tyre janë në mesin e të vdekurve, transmeton Telegrafi.

MÖBEL THEMA

Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se disa persona tjerë janë marrë në pyetje, ndërsa gjithashtu po hetohen rastet e ngjashme që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit.

Kryeministri vietnamez Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar fillimin e hetimeve, vetëm tri ditë pasi u gjetën brenda rimorkios së një kamioni në Essex.

Fillimisht policia britanike kishte besuar se të vdekurit janë të nacionalitetit kinez, por më vonë 25 prej tyre janë shtetas të Vietnamit.

Comments