Arrestohet 61-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesë e grupit që shkaktuan 18 mln euro evazion fiskal

62

 

Policia e shtetit ka vënë në pranga 61-vjeçarin Robert Shabani i cili ishte pjesë e një grupi që kryen rreth 18 milion euro evazion fiskal me një skemë mashtrimi me TVSH. Ndaj Shabanit ishte caktuar masa e ‘arrestit me burg’. Ai akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave,stampave dhe formularëve”

61-vjeçari ka qenë administrator i kompanisë ‘R.S.I & T Group’, kompani kjo që ishte përfshirë në skemën e mashtrimit duke shkaktuar një evazion fiskal prej 18 milion eurosh.

MÖBEL THEMA

Më 17 janar të këtij viti, policia e Shtetit vendosi në pranga 12 biznesmenë. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës.

Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.

Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit.

Comments