Arrestohet e dashura e hoxhës në Mitrovicë, pasi e gjuajti me armë

315

Një hoxhë i martuar, dhe me dy fëmijë nga Zhabari i Komunës së Mitrovices është gjuajtur me armë nga një grua, të cilës i kishte premtuar se do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.

Arma u shkrep edhe afër shtëpisë së një kleriku fetar në Zhabar të Mitrovicës. Pas mesnatës, një grua ka shtënë me revole pasi nuk realizoi planin e saj që kishte me hoxhën.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara S.T., 28 vjeçare që ka shtënë me armë.

“Me datën 5 nëntor 2019, në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.

MÖBEL THEMA

Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ai ishte kanosur nga e dyshuara femër, e cila në kanosje kishte përdorur edhe armën, ku në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Ndërsa nga veprimet tjera hetimore më vonë ka rezultuar që të identifikohet dhe të arrestohet e dyshuara S. T., 28 vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale””, thuhët në njoftim.

Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘përdorim i armës’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/

Comments