Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen në shtëpi; drogë, armë e vetura të kundërligjshme

60

Për veprën penale Posedim i Narkotikëve, një person është arrestuar dje në Prishtinë.

Detaje në lidhje me këtë ka dhënë Policia e Kosovës.

MÖBEL THEMA

Prishtinë 05.11.2019-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse janë gjetur dhe janë konfiskuar 255.4 gramë heroinë, 0.4 gram kokainë, 33.3 gramë marihuanë, një pushkë gjuetie me tre fishekë, si dhe tri vetura që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe dy pasaporta të një personi tjetër, si dhe 406.15 euro para të metalta.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Comments