Arrestohet një serb në Zubin Potok

74

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Zubin Potok, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar viktimën mashkull po ashtu serb.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti nën ndikimin të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Comments