Arrestohet shkupjani, blinte diamante me para të falsifikuara

139

Arrestohet shkupjani me iniciale S.D 34 vjeçar për mashtrim, policia italiane kishte diçka më pak se një dekadë që po e kërkonte, për shkak të mashtrimeve milionëshe arrestohet në Milano para një jave në aeroportin duke pritur fluturimin për në Shkup.

Personi me inicialet S.D menjëherë është dorëzuar në burgun hetues, pasi gjykata në Milano paraprakisht i kishte caktuar masën e paraburgimit deri sa të kryhen të gjitha hetimet për veprat penale, për të cilat ngarkohet.

MÖBEL THEMA

Sipas policisë shkupjani mashtronte që nga viti 2010, pasi kishte kontaktuar paraprakisht një artar[ nga Gjermania. Mashtruesi kishte blerë flori me çmime të mira dhe paguante me para në dorë, me çka pasi janë marrë veshë me një shitës potencial shtetas gjerman, i njëjti ka arritur deri në aeroportin “Malpensa” në Milano për ti shitur atij tetë diamante dhe një qafore të punuar me diamante antikë të vitit 1850. Artari i kishte ofruar një çmim prej 1.4 milionë euro.

Mashtruesi i kishte treguar paratë, të paketuara në 70 paketime më të vogla me nga 20 mijë euro dhe i ka dhënë shtetasit gjerman. Shpejt artari e kupton që paratë që i janë dorëzuar kanë qenë të falsifikuara dhe e kishte lajmëruar rastin në polici.

Comments