Arrestohet Stresi dhe miqtë e tij, policia gjen kokainë në lokalin ku po rrinin

476
Loading...

Para pak kohësh u fejua dhe të gjithë menduam se ky djalë la mënjanë problemet, por me sa duket policia di si t’i hapë punë.

Fjala është për reperin Stresi, i cili mbrëmë në orët e vona është shoqëruar nga policia bashkë me disa miq të tij dhe janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Sipas “BalkanWeb”, Arkimed Lushaj (Stresi) është shoqëruar pasi në lokalin ku ai po qëndronte me shokët e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.

PROBLEMET E STRESIT ME POLICINE

Kujtojmë se kohë më parë, Arkimed Lushaj, djali i Sali Lushajt, ish-truproja i Sali Berishës, është arratisur nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku ishte ndalur për shkak të mungesës së dokumentacionit në makinë.

Ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim, Stresi jo vetëm që nuk është munduar të fshihet por është përfshirë në një incident më Leonard Bombajn. Ky i fundit ishte duke ndjekur një aktivitet në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët” kur Stresi e ka sulmuar atë me fjalë fyese dhe i ka hedhur një kovë me ujë.

Loading...
Comments