Arsenal përcjell anësorin e Atletico

20

Gjiganti anglez është i interesuar në transferimin e mesfushorit të talentuar, të cilin me kujdes janë duke e përcjellë edhe skuadra tjera europiane

Arsenal është duke shqyrtuar mundësinë e bërjes së një oferte për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Një numër skuadrash tashmë kanë vënë kontakt me përfaqësuesit e lojtarit, me Topçinjtë si skuadra më e fundit që i është bashkuar listës.

Saul ende ka edhe tetë vjet në kontratën aktuale me gjigantin spanjoll, ndërsa klauzola e largimit nga Wanda Metropolitano është 150 milionë euro.

Comments