Asaf Ademi: Po sulmohem sepse i shpalla luftë krimit, Ministria e Kulturës është transparente

85

Reagimet e disa shoqatve dhe mediave maqedonase lidhur me programin vjetor të Ministrisë së Kulturës, nuk mbajnë thotë ministri Asaf Ademi, duke i’u përgjigjur akuzave se Ministria e Kulturës nën drejtimin e tij ka favorizuar projektet shqiptare. “Unë jam munduar të jem sa më transparent nga dita e e parë që kanë marrë funskionin dhe i kam shpallur luftë krimit” ka thënë Ademi për të shtuar se gjithmonë do të mundohet që projektet nga ministria e Kulturës të shpërndahen në mënyrë të drejtë. “Kërkojë që të vlejnë të njejtat standarde për të gjithë. Program më transparent asnjëherë nuk ka pasur. Projektet që i kam miratuar janë propozuar nga komisionet pranë ministrisë” është shprehur Ademi. Ai, ka thënë se sulmet kundër tij nuk janë korrekte. “Pohimet e disa politikanëve, mediave apo shoqatave se vetëm shqiptarët kanë fituar projekte nuk janë të sakta. Megjithatë, unë nuk lejoj dikë që të del mbi ligjin” deklaroi Ademi..

Comments