Asensio, “djaloshi i artë” i Real Madrid që u refuzua nga Totenhami dhe Barcelona

36

Marko Asensio mund të kishte nënshkruar për Totenhamin ose për Barcelonës para se të përfundonte te Real Madridi në 2015-ën, vit ku përfundoi marrëveshjen me Majorkën.Si Totenhami, ashtu dhe Barcelona, refuzuan dhe vendosën të mos dërgojnë një ofertë për sulmuesin e ri spanjoll, sipas një raporti nga “Mundo Deportivo”.

Ramon Planes, një nga skautet e Barcelonës, që ka punuar edhe për Totenhamin vite më parë, sugjeroi që “Gjelat” e Londrës të nënshkruanin me Asensio pas një loje që Majorka luajti kundër Zaragozës në vitin 2014.

Do të ishte një marrëveshje e lirë për klubin me qendër në Londër por në fund ata nuk vendosën për të nënshkruar lojtarin.

Real Madrid ka shpenzuar vetëm €4 milion për Asensio dhe tani ai është një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian. Sulmuesi mund të jetë edhe titullar për “Los Blancos” këtë sezon, pasi Ronaldo është larguar nga klubi dhe deri më tani ka bërë shumë mirë nën trajnerin e ri, Julen Lopetegui.

Ai është ende 22 vjeç dhe ka ende vend për përmirësim, në mënyrë që të arrijë potencialin e tij./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Comments