ASH: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë qytetarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19

354

Aleanca për Shqiptarët (ASh) ka drejtuar sot akuza të rënda ndaj Ministrisë së Shëndetësisë duke nënvizuar se ky dikaster plaçkitë qytetarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19.

“Çdo ditë jemi dëshmitar që Qeveria Zaev 2, është një orkestër e ç’akorduar dhe e disinkronizuar. Qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona. Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar në një far protokolli, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga partia e Zijadin Selës drejtojnë disa pyetje deri tek Ministria e Shëndetësisë:

– Pse Ministria e shëndetësisë nëntë muaj ka lejuar një gjë të tillë, kur e ka ditur që nuk ka protokol të tillë dhe ka lejuar plaçkitjen e qytetarëve?!

– Në çfarë llogarie janë paguar parat nga ana e qytetarëve, për qesen PVC dhe Arkivolin me trupin e të ndjerit nga KOVID 19?!

– Cilat janë kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për plaçkitjen e qytetarëve?!

Ndërkohë që kjo parti kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e ministrit Filipçe dhe bëjnë thirrje që urgjentisht të ndërpritet kjo siç shprehen në komunikatë, “vjedhje klasike nga qeveria dhe e njëjta të hartoj protokol për varrimin e të vdekurve nga COVID 19. Ndërsa familjet e dëmtuara, shumica raste sociale, menjëherë të dëmshpërblehen, që t’u kthehen paratë e vjedhura”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë familjarët e viktimave të Covid-19
LEXO EDHE:

Aleanca për Shqiptarët: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë familjarët e viktimave të Covid-19
04.12.2020

Filipçe dhe Grozdanova do të informojnë rreth furnizimit me vaksina kundër Covid-19
04.12.2020

Maqedonia e Veriut mbetet vend me rrezikshmëri të lartë për Zvicrën
04.12.2020
1 of 15,726