ASHMAA: Politikanët të përmbahen nga paditë, të respektohet e liria e shprehjes

27

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bën thirrje politikanëve të përmbahen nga paditë mbi mediat dhe të mos cënojnë lirinë e shprehjes

Siç thonë nga kjo Agjenci, paralajmërimet për padi, paraqesin presion direkt mbi punën e mediave veçanërisht kur njoftojnë për tema me interes të lartë për publikun.

MÖBEL THEMA

“Mediat janë rojtarë të interesit publik dhe kreatorë të ndërgjegjes publike dhe për këtë, në interes të publikut, duhet të publikojnë informata të përgjithshme dhe të verifikuara. Siç është thënë në deklaratën për lirinë e debatit politik në media në Këshillin e Europës, “e drejta e lirisë së shprehjes bartë me vete përgjegjësi dhe obligime për të cilat të punësuarit në media duhet të kenë llogari”, thuhet në komunikatën e Agjencisë.

Njëherit, nga Agjencia rikujtojnë përfaqësuesit e qeverisë se me vet pranimin e funksionit kanë pranuar të jenë lëndë e debatit publik dhe me këtë lëndë e mbikqyrjes nga publiku dhe ndoshta lëndë e kritikave të fuqishme përmes mediave për mënyrën se si ato kryejnë funksionin e tyre.

Agjencia vazhdimisht apelon së pari të shfrytëzohet e drejta e përmirësimit apo përgjigje në vend që direkisht t’i drejtohen padisë kundër gazetarëve apo mediave.

Comments