Ashtu siç i ka hije një sportisti, McGregor komenton Khabibin me respekt pas duelit me Gaethje

405

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254 për të vulosur edhe një herë se ai është kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

Viti 2020 nuk ishte aspak i lehtë për 32-vjeçarin pasi në korrik i vdiq babai, Abdulmanap Nurmagomedov, me të cilin ishte shumë i lidhur, pasi e kishte edhe trajner.

Kështu Khabib vendosi që të pensionet nga sporti i MMA, pasi nuk dëshiron të paraqitet më pa babain e tij në krah.

Rivali më i madh i djaloshit nga Dagestani siç e dimë të gjithë ishte Conor McGregor, i cili komentoi paraqitjen e fundit të Khabib me plotë respekt, ashtu sic i ka hije një sportisti.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Paraqitje e mirë, Khabib. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime gjithashtu për babain. Ty dhe familjes. Me sinqeritet McGregorët”, ka shkruar Conor.

Kujtojmë se Conor dhe Khabib ishin ndeshur në tetorin e 2018, ku kishte fituar ky i fundit, ndeshja në fjalë mbahet mend edhe për zënkën e madhe që kishte ndodhur mes pjesëtarëve të ekipeve para dhe pas ndeshjes. /Telegrafi/

Momentet kyçe të duelit:

Comments