Atletet e Ramës vjedhin vëmendjen edhe në Samitin e Londrës

47
Loading...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar betejën e tij prej jokonformisti të kodit të veshjes, pasi edhe në Samitin e Londrës ka mbathur atlete të bardha.

Krah liderëve tjerë të mbështjellë me petkun e një konstrukti veshjeje në fotografinë zyrtare të samitit, stili i tij përthyente ngurtësinë duke dhënë dinamikë – diçka që liderëve të Ballkanit Perëndimor u është kërkuar nga partnerët europianë.

I njohur tashmë për stilin e tij të veçantë, Rama ka zënë disa herë ballinat e mediave ndërkombëtare për paraqitjet e tij me veshje joformale në takime formale.

Atletet e bardha të Ramës u patën harxhuar mediave goxha ngjyrë të zezë në fjalët dhe fjalitë që përshkruanin dukjen e tij në një nga takimet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Kryeministri shqiptar e pati çuar një hap më tutje këtë dimension të tijin kur në takimin me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kishte shkuar në tuta sportive kombinuar me një xhaketë serioze.

I kritikuar jo pak brenda Shqipërisë për dukjen e tij në këto takime, sa edhe i lavdëruar nga të huajt, Rama vazhdimisht ka treguar se nuk e shqetëson njëra aq sa nuk e tundon tjetra.

Loading...
Comments