Atletja 8 muajshe shtatzënë fiton medaljen e artë

49

Një atlete shtatzënë ka fituar një medalje të artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve.

Aminat Idrees, 26 vjeç nga Nigeria, e cila është tetë muaj shtatzënë, fitoi në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo, në një garë që u cilësua vërtet “frymëzuese”, transmeton KultPlus.

“Është një privilegj i madh për mua. Vendosa ta provoj pasi të stërvitesha dy here në ditë dhe … ndihem vërtet mirë,” tha ajo.

“Para se të mbetja shtatzënë, gjithmonë më ka pëlqyer stërvitja, kështu që nuk ndryshoi asgjë me shtatzëninë,” shtoi Idrees.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë parë frymëzuese pjesëmarrjen e saj në lojëra, disa e kanë kritikuar për shkak të fazës së përparuar të shtatzënisë.

Idrees tha se shumë nga kritikët e saj nuk janë në dijeni të formave të ndryshme të Taekwondo.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë është Taekwondo në të vërtetë. Unë mendoj se kjo është një rrugë për të edukuar njerëzit për këtë. Taekwondo ka dy degë: sportin luftarak dhe Poomsae – e cila është një kombinim taktik i lëvizjeve kundër sulmeve imagjinare në Taekwondo, ” tha 26-vjeçarja.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, kryetari i komitetit organizues të Festivalit Kombëtar të Sporteve, Philip Shaibu, tha se Idrees u lejua të merrte pjesë në lojëra pas ekzaminimit mjekësor. / KultPlus.com

Comments