Automjetet e Policisë së Kosovës kalojnë nëpër Zubin Potok, drejt pikës kufitare në Bërnjak

134

Sot janë bërë shtatë ditë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, saktësisht vendosjen e targave të përkohshme për secilin automjet që hynë nga Kosova në Serbi.

Moebel THEMA

Por situata në Jarinje dhe në Bërnjak doli të jetë mjaftë e tensionuar.

Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok pati një sulm me bombë ku u dogj objekti në fjalë.

Përpos kësaj, ushtria serbe disa herë ka provokuar në pjesën kufitare të vendit ku së fundi fluturuan edhe aeroplanët e njohur ‘MIG’, mbi hapësirën ajrore afër kufirit me shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës është parë duke kaluar me automjete në territorin e Zubin Potokut duke shkuar drejt pikës kufitare në Jarinje.

Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që mbajti mbrëmë për sot ka thirrur një takim me liderët e partive politike, ku do të diskutohet situata e krijuar në veri të vendit.

Duhet përkujtua që presidentja Vjosa Osmani ka anuluar mbrëmë vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Kosovë pas situatës në fjalë.

Lidhur me situatën në veri të vendit pati reagime edhe nga ambasadat e huaja si dhe nga Bashkimi Evropian ku u kërkua që Kosova dhe Serbia të mos kenë tensione, por gjithçka të zgjidhet përmes dialogut./Lajmi.net/

Comments