Avdullah Hoti: Ne s’ishim qiraxhi në qeverisje, ftoj deputetët ta votojnë mocionin

125

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka folur para deputetëve në seancën e mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ai ka thënë ndër të tjera se Kurti ka qenë ai që me mosguximin dhe veprimet e tij e ka kërkuar shkarkimin e tij, pavarësisht se LDK ka qenë e interesuar për integrimin e vendit përmes këtij koalicioni.

“Kur më 6 tetor iu dha besimi nga ana e juaj koalicionit, ishim të vetdishëm për përgjegjësitë shtetërore. Ne planifikonim të nisnim një kapitull të ri, të marrjes përsipër edhe diagun me Serbinë. LDK s’ka kursyer asnjë potencial. Miqtë e Kosovës ishin dhe mbesin pas nesh, ata na siguronin se një marrëveshje paqe me Serbinë, se kjo marrëveshje do të dizajnohet nga ne vet me garancat e tyre.

Angazhimi ishte i sinqertë. Kjo s’ishte qeveri Kurtit, por e LDK-së dhe VV-së.

S’kemi hi si qiragji, por si zot shtëpie, sepse vendosi sovrani. Heqja e dorë e kryeministrit karshi dialogut me Serbinë u bë kryesorja. Toneve bolshevike që vinin nga dhomat partiake, LDK s’i pranon. Për ne është e papranuar prishja e raportit me SHBA-të. E papranueshme të jemi në qeveri e ata të festojnë për ikjen e investitorëve.

Ne nuk kemi pa gatishmëri e sinqeritet për qeverisje së bashku.

MÖBEL THEMA

I mbështetur për muri dhe nga mos guximi, Kurti shkarkon Veliun dhe LDK u bind se ai po kërkon shkarkim nga qeveria. Kurti s’dëshiron raporte partneriteti, po që ne t’i shërbejmë atij. Ai tani e ka marr mesazhin, por është shumë vonë për të”, tha Hoti.

Ai shtoi tutje se mocioni i tyre u mbështet në dy parime.

“1. S’mund të ketë qeveri demokratike që shkatërron raportin me SHBA-të

Të bëhemi të sinqertë se pa SHBA-në dhe BE-në është e pamundshme të ruajmë paqe në rajon.

2. S’ka vend për autokraci. Në LDK mendimin ndryshe e kemi vlerë e jo antivlerë.

Prandaj iu bëj thirrje deputetëve që ta mbështesin mocionin”./Indeksonline

Comments