Bale tregon për ‘anën e errët’ të futbollit – Lojtarët nuk janë të lumtur sa mendojmë

56

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, ka treguar një anë të futbollit, për të cilën shumë pak lojtar flasin.

MÖBEL THEMA

Bale nuk ka kaluar sezonin më të mirë të mundshëm me Real Madrid, por gjërat për uellsianin nuk qëndrojnë keq vetëm në atë aspekt.

Sipas fjalëve të anësorit të ‘Los Blancos’, ai ka bërë të ditur se ndihet shumë i kufizuar me jetën prej futbollisti.

“Është pothuajse sikur jemi të gjithë robotë” ka thënë fillimisht Bale, transmeton lajmi.net.

“Neve na thuhet se ku të jemi, kur të jemi, në çfarë kohe të ushqehemi, kur t’i raportojmë trajnerit. E kemi humbur lirinë, në një mënyrë apo tjetër” ka thënë ndër të tjerash Gareth.

Situata e lojtarit me Real Madrid nuk është aspak e mirë. Skuadra dëshiron ta largojë lojtarin, por ai ka kërkuar dëmshpërblim, në të kundërt, ka pranuar që të jetë pjesë e skuadrës pa luajtur fare. /Lajmi.net/

Comments