“Ballistët” e Tetovës bëhen bashkë me “Dardanët” e Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë

209

Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” përmes një postimi kanë njoftuar se atyre i janë bashkuar edhe një tifo grup nga Tetova.

Bëhet fjalë për Ballistët e Tetovës të cilët do të jenë së bashku me Dardanët në ndeshjen e 26 marsit ku Kosova do të luaj kundër Maqedonisë.

MÖBEL THEMA

Dardanët po ashtu në këtë postim kanë thënë “Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit”.

Kjo ndeshje pritet të jetë jo e lehtë për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo djemtë tanë po e presin me padurim këtë ndeshje, e cila është mjaftë e rëndësishme për kualifikimet Euro 2020./Indeksonline/.

Comments