Baneri i “Dardanëve” që nuk u lejua të futej mbrëmë në stadium kishte një mesazh të madh [Foto]

398

Përballja e Anglisë me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ka ngjallur shumë emocione te tifozët ‘Dardanë’.

Shumë prej tyre nuk arritën ta shikonin ndeshjen nga së afërmi, mirëpo ata që ishin të pranishëm në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit nuk u ndalën për asnjë moment.

Tifozët e Përfaqësueses tonë që ishin të pranishëm në stadiumin u ofruan mbështetje lojtarëve, mirëpo baneri që kishin planifikuar ta shfaqnin në stadium nuk u lejua të futej brenda.

Image result for poppy tag telegrafi

MÖBEL THEMA

Aty shkruhej: “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”. Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse nuk u lejua të futet në stadium.

Është një lule artificiale që përdoret nga vitin 1921 për të kujtuar personelin ushtarak që ka vdekur në luftë dhe prezanton një fushë të luleve “Poppy”

Kosova e humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por duke treguar lojë të bukur dhe gjëra të jashtëzakonshme në fushë. /Telegrafi/

Comments