Barca ia tregon derën e largimit yllit të skuadrës

194

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, do të largohet nga ‘Camp Nou’ këtë verë, pas pesë vitesh qëndrim.

32 vjeçari ka humbur vendin e titullarit në njëmbëdhjetëshin startues të Barcelonës, dhe duhet të largohet.

MÖBEL THEMA

Mediet katalane si ‘Sport’ dhe ‘MundoDeportivo’ raportojnë se Barcelona po kërkon blerës për reprezentuesin kroat, përcjell lajmi.net.

Ardhja e Frenkie De Jong, përdorja e Sergio Robertos më shumë në mesfushë se sa në krahë, dhe pasja në dispozicion e lojtarëve si Arthur, Busquets, Rafinha, Vidal, Alena dhe Riqui Puig, kanë bërë që Rakitic të mos konsiderohet i rëndësishëm.

E ardhmja e Rakitic mund të jetë në Ligue 1, te skuadra e PSG-së.

Comments