Barcelona mes vështirësive fiton ndaj Valladolidit, Messi i ‘dhuron’ 3 pikë

77

Barcelona nuk e kishte të lehtë për të fituar ndaj Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga.

Skuadra katalane ka arritur që para tifozëve të saj në ‘Camp Nou’ të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Leo Messi.

MÖBEL THEMA

Në minutën e 43’ ylli argjentinas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa katalanasit gjatë ndeshjes kishin raste të arta për shënim por Suarez, Boateng e Lionel Messi dështuan.

Vlen të theksojmë që në minutën e 85’ Lionel Messi kishte mundësi e artë për të shënuar golin e dytë por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Barca ngritët në kuotën e 54 pikëve, duke u shkëputur me 7 pikë nga Atletico

Comments