Bartomeu jep dorëheqje si president i Barcelonës – rrugën e tij e ndjek edhe bordi i klubit

408

Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje si president i Barcelonës, derisa rrugës së tij kanë shkuar edhe bordi, raporton Goal.com.

I pari i klubit ishte kritikuar shumë pas humbjes 8-2 nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, derisa më pas kishte pasuar edhe zënka me Lionel Messin.

E gjithë rrëmuja kishte filluar në fillim të këtij viti, me Bartomeun që akuzohet se ka angazhuar një kompani për ngritje të imazhit të tij, dhe të bëjë të kundërtën për disa legjenda e lojtarë aktual të klubit, përfshirë këtu edhe ylli argjentinas.

Bartomeu fillimisht kishte refuzuar të dorëhiqet, duke bërë të ditur se do të luftonte kundër votës së mosbesimit.

Por, sipas mediumit Goal.com, janë mbledhur në total 20,687 vota kundër Bartomues, duke kaluar kështu normën që mbledhjes së votave prej 16,250 për të filluar procedurën.

Bordi i Barcelonës kishte tentuar që të shtyje votën e mosbesimit deri në nëntor ndaj Bartomeut, mirëpo sonte është marrë vendimi nga Bartomeu për dorëheqje. /Telegrafi/

Comments