Basha pas lajmit për ndalimin e Haradinaj: Serbia po e provokon Kosovën

121

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, raporton Gazeta Express.

Basha duke shkruar se Haradinaj është një prej luftëtarëve më të spikatur të clirimit të Kosovës, e u ndalua për shkak të një fletarresti nga Serbia.

Kjo sipas Bashës është një tallje me faktorin ndërkombëtarë, me institucionet europiane dhe amerikane, e provokim i radhës i Serbisë.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

MÖBEL THEMA

Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.

Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.

U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.

Situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.

Comments