Bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës i del në mbrojtje Kurtit: Po provojnë të ju linçojnë!

793

Njëri nga themeluesit e LDK-së, Hafiz Gagica e ka quajtur garantues për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës koalicionin në mes të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, Gagica thotë se koalicioni qeverisës, LVV-LDK, ka zënë të pengohet qysh në ditët e para të marrjes së mandatit e përgjegjësive zyrtare.

“Një gjë e tillë e pengon funksionimin normal të organeve shtetërore të Kosovës e kjo praktikë e e dëmshme duhet të ndërpritet”, ka thënë ai.

Gagica, i cili ishte njëri prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova, thotë se është për tu çuditur me gjithë këtë ngarendje për të penguar punën e saj të po sa nisur, shkruan Indeksonline

“Ashtu siç provuan ta linçojnë Albinin para formimit të qeverisë njësoj po vazhdojnë ta dëmtojnë, punën e qeverisë dhe vet atë si kryeministër. Po pengohet puna e sapofilluar në reforma dhe korrigjimin e domosdoshëm të administratës si segment tejet i

rëndësishëm për shtet ndërtimin e mëtejmë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Koalicioni qeverisës, LVV-LDK, është garantuesi për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Institucionet e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, gëzojnë respektin kombëtar e atë ndërkombëtar. Ato po e rikthejnë ngadalë besueshmërinë dhe sigurinë te populli i cili ka kohë që po kërkon të forcohet sovraniteti i vendit, të respektohet rendi e ligji kudo njësoj, pa dallime e privilegje.

Qeveria e re dhe institucionet e Kosovës duhet të kultivojnë kulturë politike, tolerancë, harmoni e bashkëpunim! Të angazhohen sa më shumë për partneritet dhe bashkëpunim afatgjatë me aleatët tanë perëndimorë; SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe të tjerët.

Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik duhet të forcohen e fuqizohen sa më shumë që të jetë e mundur, të jenë sa më miqësore e të përhershme, në rend të parë me aleaten dhe miken e kombit shqiptar SHBA-në.

MÖBEL THEMA

Për fat të keq koalicioni qeverisës, LVV-LDK, ka zënë të pengohet qysh në ditët e para të marrjes së mandatit e përgjegjësive zyrtare. Një gjë e tillë e pengon funksionimin normal të organeve shtetërore të Kosovës e kjo praktikë e e dëmshme duhet të ndërpritet!

Madje kësaj qeverie nuk po i lihet as hapësirë kohore për tu konsoliduar siç duhet dhe siç ka nevojë. Është për tu çuditur me gjithë këtë ngarendje për të penguar punën e saj të po sa nisur! Ashtu siç provuan ta linçojnë Albinin para formimit të qeverisë njësoj po vazhdojnë ta dëmtojnë, punën e qeverisë dhe vet atë si kryeministër. Po pengohet puna e sapofilluar në reforma dhe korrigjimin e domosdoshëm të administratës si segment tejet i rëndësishëm për shtet ndërtimin e mëtejmë të Kosovës.

Jemi të gjithë dëshmitarë se vendit tonë i duhet ndërtimi i mirëfilltë i rendit kushtetues, funksionimi dhe respektimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës. Korrupsioni e shumë dukuri negative egzistente në shoqërinë tonë, nuk janë aspak të lehta të luftohen, por është aspiratë e qëllim i secilit qytetarë të republikës tonë. Ky luftim duhet të vazhdojë në mënyrë që ti bashkohemi vendeve të zhvilluara evropiane, si shtet i denjë, si shtet i rendit e ligjit, si shtet i dashur për qytetarët e tij!

Comments