Bashkëshorti i Vjosa Osmanit i thotë Abelard Tahirit se do të shihen në gjyq për shpifje

386

Bashkëshorti i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri për punësimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sadriu i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të PDK-së, që ai është konsull.

“Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri sonte në televizionin RTV21 paska shpifur në disa raste rreth angazhimit tim profesional në MPJ. Së pari paska shpifur me faktin se unë, sipas tij, qenkam “Konsull” gjë që nuk qendron sepse asnjëherë nuk kam mbajtur grada konsullore dhe nuk kam punuar në atë sektor”, ka shkruar Sadriu në Facebook.

Tutje, Sadriu ka thënë se Tahiri ka shpifur kur ka thënë se ai është punësuar në MPJ sepse është bashkëshort i Vjosa Osmanit.

MÖBEL THEMA

“Shpifjen e dytë z. Tahiri e bën kur thotë se unë qenkam punësuar në MPJ vetëm pse jam bashkëshort i Vjosa Osmanit. Sa për sqarim, unë kam filluar punën në MPJ më 1 gusht 2008 si gjeneratë e parë e diplomatëve të karrierës, ndërsa në lidhje bashkëshortore me Vjosën jam nga viti 2012. Pra plot 4 vite pas punësimit tim në MPJ”, ka thënë ai.

Ai ka thënë që deputeti Tahiri duhet të kërkojë falje për shpifjet ose do të shihen në seanca gjyqësore.

“Për këto tri shpifje z. Tahiri bën mirë të më kursej mua dhe vetes kohën dhe të kërkoj falje të menjëhershme, në të kundërtën nëse kjo nuk ndodhë, të hënën do të nis procedurat e mbrojtjes ligjore dhe kompenzimit financiar dhe me z. Tahiri do të shihemi në seanca gjyqësore”, ka thënë Sadriu./GazetaExpress/

Comments