Bashkim Ndrecaj tregon pse ftua nga Gjykata Speciale

335

Asamblisti nga radhët e LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecaj, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria Speciale.
Ndrecaj ka theksuar se është ftuar për t’u paraqitur më datë 21 maj 2019 në dhomat e Specializura në Hagë, në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’.

“Sot nga Prokuroria Speciale ne Hagë me erdhi një fletëthirrje për t’u paraqitur me datë 21 Maj 2019 në dhomat e Specializura ne Hagë”, ka shkruar Ndrecaj në Facebook.

“Unë do ti përgjigjem kësaj ftese sepse e kemi obligim qytetar. Unë besoj në drejtësi por më shumë besoj në Luftën e drejtë të UÇK-së.”

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë në Facebook.

Comments