Bashkimi Evropian gjobit ‘Google’ me 4.3 miliardë euro!

77
Loading...

Bashkimi Evropian gjobit gjigantin e teknologjisë “Google” me 4.3 miliardë euro për shkelje të normave të tregut me sistemin operativ Android.

Komisioni Evropian thotë se “Google” ka keqpërdorur dominimin e tregut të saj në Android duke lidhur motorin e kërkimit dhe aplikacionet e Chrome në sistemin operativ. Gjithashtu thuhet se “Google” ka bllokuar prodhuesit e telefonave në krijimin e pajisjeve që drejtojnë versionet e pandryshuara të Android, përcjell Telegrafi.

Komisioni Evropian po hetonte “Google” gjatë vitit të kaluar pasi rivalët u ankuan se kompania ka abuzuar dominimin e tregut në softuer.

Ish-shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer, gjithashtu e quajti “Google” një “kompani monopol”. Ndërsa “Google” dhe “Microsoft” përfunduan mosmarrëveshjet e patentave të Android disa vite më parë.

Bashkimi Evropian ka urdhëruar që “Google” t’i përmbahet gjykimit brenda 90 ditëve. /Telegrafi/

Loading...
Comments