Bayerni pëson humbjen e parë me trajnerin e ri

109

Leverkusen e ka mposhtur 2-1 Bayernin midis ‘Allianz Arena’

Hans-Dieter Flick është njoftuar me humbjen e parë në stolin e Bayern Munich si trajner.

Bayerni është mposhtur në shtëpi 1-2 nga bayer Leverkusen.

MÖBEL THEMA

dhuro
Leon Bailey 10’ dhe 35’ shënoi për epërsinë shokuese të mysafirëve 0-2.

Para se ekipet të shkojnë në pushim, shënoi Thomas Muller, për 1-2.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte më kërkues, dhe e goditi katër herë shtyllën, por nuk e gjeti më golin, duke pësuar humbjen e tretë në sezonin 2019/20 në Bundesliga.

Pas kësaj humbje, Bayern ka zbritur në pozitën e katërt me 24 pikë, një më pak se 2 Borussia Mönchengladbach që do të luajë në këtë xhiro të dielën dhe tri më pak se lideri aktual RasenBallsport Leipzig.

Comments