Bekteshi: Janë propozuar shtatë mundësi për Kodrën e Diellit

50

Në seancën e sotme qeveritare që do të mbahet në Tetovë, do të theksohen shtatë opsionet për zhvillimin e Kodrës së Diellit, që janë ofruar nga studimet e fizibilitetit, që i ka prezantuar shtëpia konsultuese “Price waterhouse Coopers” gjatë ditës së djeshme.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se duke pasur parasysh rëndësinë rajonale të Kodrës së Diellit, informacione do të marrin edhe kryetarët e komunave të pollogut, të cilët do të marrin pjesë në seancën qeveritare në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MÖBEL THEMA

“Studimi i fizibilitetit na ka dhënë udhëzime, të cilat ne si qeveri do t’i diskutojmë me qytetarët. Do t’i përmend tre opsione: njëri është të ketë partneritet privato-publik, i dyti është koncesioni dhe i treti shitje e plotë e kapaciteteve hotelerive dhe akomoduese, pasi punojnë me humbje. Ideja për partneritet privato-publik është në qarkullim, për shkak të investimeve që tashmë i kemi bërë”, tha sot Bekteshi.

Ai tha se në prezantim është përmendur edhe ideja për ndërtimin e gondolës nga Tetova në Kodrën e Diellit.

Ai shtoi se studimi i fizibilitetit i plotë do të publikohet në faqen e internetit të qeverisë./Telegrafi/

Comments