Berisha tregon se a janë arrestuar Hashim Thaçi dhe Adem Jashari në Tiranë

74
Loading...

Sali Berisha, ish-kryeministri gjatë intervistës së dhënë në RTV Dukagjini, ka përgënjeshtruar lajmet dhe deklarata e pavërteta, të cilat thonë se Adem jashari dhe Hashim Thaçi janë arrestuar nga policia shqiptare.
“Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera”, ka thënë Berisha.

Berisha tha se të gjithë këto janë trillime dhe janë gatuar nga kuzhina e Enver Hoxhës.

“Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari çlirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, në qoftë se ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e marr si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë”.

Loading...
Comments