Bexhet Pacolli:”Republika Çeke ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën

595

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe njëherit zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se Republika Çeke sot përmes Ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomáš Petříček ka konfirmuar mbështetjen e fuqishmë për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe Organizata Ndërkombëtare informon Faktiditor.ch.Pacolli me këtë rast është shprehur se miqësia dhe partneriteti ynë është i fortë si guri. “Ju bëj thirrje të gjithëve që të mos bien në grackën e Beogradit për të përhapur lajme që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë ç’njohje të Kosovës, vetëm rruga përpara për ta bërë Kosovën më të fortë dhe pjesë si e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Unë i jam mirënjohës homologut tim Ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček për mbështetjen e tij dhe të popullit dhe qeverisë së Republikës Çeke” ka deklaruar Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe njëherit zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.Faktiditor.ch.

Comments