Biden shpall gabimisht kandidaturën për president, ja si del nga situata

109

Ish-zv.presidenti i SHBA-ve Xho Bajden ka bërë një lapsus gjatë një fjalimi të tij lidhur me zgjedhjet e vitit 2020.

Bajden u shfaq fillimisht teksa lajmëronte kandidimin e tij për zgjedhjet amerikane, por mandej ka korrigjuar menjëherë vetveten.

Lapsusi u bë gjatë fjalimit që ish-zv.presidenti mbajti para 1000 demokratëve, në një darkë në shtetin e Delaware.

MÖBEL THEMA

Ai u shpreh se puna e tij ishte më progresive se “kushdo që kandidon për SHBA-të” para se ta korrigjonte veten duke thënë “kushdo që do të kandidonte”.

Audienca u ngrit në këmbë duke brohoritur: “Garo Xho, garo!”, ndërsa z. Bajden nuk e aprovoi thirrjen e tyre, duke u thënë: “Nuk nënkuptova atë gjë”.

Duke iu drejtuar agjentëve dhe liderëve të partisë në qytetin e Dover, 76-vjeçari Bajden, tha se ishte koha për të rivendosur “shtyllën kurrizore” të vendit, por që kanë nevojë për konsensus politik për të lëvizur përtej asaj që ai i quajti politika te vogla për të ardhur keq.

Kujtojmë që Bajden ishte i komanduar si zv.president në administratën Obama, dhe e mbajti këtë detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Comments