Bie nga 20 metra, humb jetën në punë 57-vjeçari shqiptar

Një 57-vjeccar, i identifikuar si Kostandin Sotiri, ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik në vendin e punës.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Lerma, ku shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 20 merash.

Ai ka qenë duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, ku po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritu, kur ra nga lartësia prej 20 metrash.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter për të shpëtuar 57-vjeçarin, por aksidenti rezultoi fatal për jetën e tij.