Bishtat e qershive janë ilaç, shërojnë këto sëmundje

180

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

MÖBEL THEMA

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Pwrgatitja
Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht. Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë:
4 grushta plot me bishta qershish ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini. Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën. Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë.

Comments